Azia e Jugut kalon 30 milion raste me Covid – Situata u përkeqësua pasi India ndaloi eksportet e vaksinave në rajon
Infeksionet me koronavirus në Azinë Jugore kanë kaluar 30 milionë, nxitur nga India që po përballet me valën e dytë të Covid-19 dhe nga mungesa e vaksinave në rajon. India, vendi me popullsinë e dytë më të madhe në botë, ka regjistruar këtë muaj vdekjen më të lartë të Covid-19 që kur nisi pandemia, duke zënë 1/3 e totalit në botë. Rajoni i Azisë Jugore, që përfshin Indinë, Bangladeshin, Pakistanin, Bhutanin. Nepalin, Maldivet dhe Sri Lankën, zë 18% të rasteve botërore dhe 10% të vdekjeve.
Megjithatë, ekzistojnë dyshime se shifrat zyrtare të infeksionit dhe vdekjeve janë të nënraportuara. Këtë muaj, india nisi fushatën e vaksinimit tek kushdo në moshë 18-vjeç e sipër, por nuk ka mundur t’i bëjë ballë kërkesës, pavarësisht se ështëvendi prodhues më i madh në botë i vaksinave. India ka përdorur AstraZeneca që prodhohet brenda vendit, Covaxin të bërë nga firma lokale Bharat BioTech, si dhe Sputnik V të rusisë së fundmi.
Kryeministri Narendra Modi është përballur me kritika për dështimin e marrjes së vaksinave, ndërkohë që vetëm 3% e popullsisë prej 1.3 mld e Indisë është vaksinuar plotësisht. Për t’i bërë ballë kërkesës, india ndaloi përkohësisht eksportet e vaksinave në Mars, pasi dhuroi dhe shiti mbi 66 mln doza. Kjo ndalesë ka lënë pa vaksina vende si Bangladeshi, Nepali, Sri Lanka dhe shumë vende në Afrikë. Rastet ditore në Indi kanë rënë në 5 ditët e fundit, duke ofruar shpresë se vala e dytë po tërhiqet, por ekzistojnë shqetësime se infeksionet nuk po raportohen, kryesisht prej mungesës së testeve në zonat rurale.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.