Babai i “pacientit zero” drejt shërimit nga koronavirusi! Kryeministri Rama njofton lajmin
Një lajm shpresëdhënë vjen për të infektuarit me koronavirus dhe qytetarët që prej 5 ditësh janë në karantinë në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ka publikuar se babai i pacientit zero në Shqipëri, i prekur nga koronavirusi dhe shtruar tek infektivi në Tiranë është drejt shërimit.
Ai ka reaguar mirë ndaj kurës dhe ka bërë testin e parë që i ka dalë negativ ndaj koronavirusit. Aktualisht mjekët janë në pritje të testit të dytë që del pas 48 orësh që rezultati final i shërimit të tij të konfirmohet plotësisht.
“Një lajm i mirë! Kontakti i parë i pacientit zero që kurohet në spitalin infektiv doli negativ në testin e parë. Nëse edhe në testin e dytë pas 48 orësh ky rezultat do të konfirmohet, atëherë do të kemi të shëruarin e parë. Të presim dhe të lutemi që zoti t’u japë forcë të sëmurëve dhe heronjve me bluza të bardha, në vijën e zjarrit me armikun. Durim, besim dhe durim, durim, durim!’, shkruan Rama
Pacienti që është drejt shërimit është babai i 28-vjeçarit i ardhur nga Firence që është cilësuar edhe si pacioenti zero në Shqipëri. Ai u infektua nga i biri dhe që prej diagnostifikimit së bashku me djalin e tij po trajtoheshin në spitalin Infektiv.
Deri më tani në vendin tonë janë 55 raste të konfirmuara positive me koronavirus, I cili gjithashtu ka shkaktuar edhe vdekjen e një 73-vjeçareje në qytetin e Durrësit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.