Balanca midis punës dhe relaksit
Në këto kohë, të gjithë punojnë shumë dhe duket sikur gjetja e një ekuilibri midis punës dhe relaksit është një sfidë më vete.
Ekzistojnë gjëra të tilla si shqetësimet, që lidhen me marrëdhëniet personale, karrierën apo financat të cilat ndikojnë negativisht në shëndetin tonë si në atë fizik edhe në atë mendor.
Stresi i zakonshëm ndikon gjithashtu edhe në performancën e gjithkujt në punë, kjo është dhe arsyeja pse pushimet dhe relaksi kanë një rëndësi të madhe.
Për shumë njerëz, puna nuk mund të ndahet nga jeta personale, madje ka nga ata që mendojnë se karriera e tyre ka fuqinë për të kontrolluar të gjithë jetën dhe kjo çon në çrreguillime të ndryshme shëndetësore.
Por si të krijojmë një balancë midis punës dhe relaksit?
Gjetja e këtij ekuilibri është mjaft i rëndësishëm dhe thelbësor për të pasur një jetë të shëndetshme dhe produktive.
Thjesht duhet të dini se si të ndani punën nga jeta juaj personale. Të dini kur ti thoni ndal punës pa u ndjerë fajtor se nuk keni bërë asgjë e duke vlerësuar suksesin tuaj në punë si dhe arritjet tuaja personale.
Vendosja e përparësive të drejtpërdrejta mund t’ju ndihmojë të arrini ekuilibrin midis punës dhe relaksit.
Filloni mbarë ditën tuaj, merrini gjërat me radhë dhe mos u shqetësoni nëse diçka mbetet për tu bërë nesër.
Një pushim i shkurtër është gjithmonë i rëndësishëm, mos i neglizhoni pushimet e shkurtra për të përmbushur më shumë punë.
Krijoni kohë për takime. Duhet të caktoni orare specifike të cilat i kushtohen vetëm njerëzve tuaj të dashur.
Krijoni një mjedis pa stres, nuk ka rëndësi nëse është në shtëpinë tuaj apo në ambientin ku punoni por është e rëndësishme të krijoni një ambient të qetë ku të mos e vrisni mendjen për gjëra të panevojshme.
Krijoini mundësi vetes për tu marrë me aktivitete sportive. Kjo është një mënyrë për ta mbajtur veten të shëndetshëm e për tu larguar nga stresi që shkakton iu shkakton puna.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.