Balluku njofton: Hapet tuneli i Skërficës (VIDEO)
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka njoftuar hapjen e tunelit të Skërficës, pjesë e aksit të ri rrugor Kardhiq-Delvinë.
Sipas njoftimit gërmimet kanë përfunduar në të gjithë gjatësinë e tij dhe tashmë po punohet për plotësimin e të gjithë elementëve të tjerë të nevojshëm të kësaj vepre.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.