Balluku: ”Strategji afatgjatë për mbarëvajtjen e sektorit të naftës!”
Qeveria shqiptare po planifikon të aplikojë një strategji të re në drejtim të mbarëvajtjes së sektorit të përpunimit dhe shpërndarjes së naftës”.
Gjithçka është bërë me dije nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila mori pjesë në Forumin Global të organizuar nga Këshilli Atlantik.
Qeveria shqiptare po planifikon të aplikojë një strategji të re në drejtim të mbarëvajtjes së sektorit të përpunimit dhe shpërndarjes së naftës”. Gjithçka është bërë me dije nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila mori pjesë në Forumin Global të organizuar nga Këshilli Atlantik, që është një nga eventet më të rëndësishme botërore për energjinë.
“Shqipëria, ndonëse një vend i vogël, ka pasuri të konsiderueshme nëntokësore, veçanërisht në naftë. Vitet e fundit disa nga emrat më të mëdhenj të industrisë operojnë në upstream, në vendin tonë dhe të tjera kanë shprehur interes. Ndërkohë përsa i përket sektorit të përpunimit dhe shpërndarjes së naftës, duke konsideruar volumin që zë në treg, si dhe sfidat unike që paraqet, qeveria shqiptare ka parashikuar dhe do të implementojë një strategji afatgjatë për disiplinimin dhe mbarëvajtjen e këtij sektori me ndikim të ndjeshëm në financat e shtetit dhe ekonominë vendase. Sistemi i ri ” Track & Trace”, bazuar mbi praktikat më të mira ndërkombëtare, do të jap zgjidhjet e munguara si dhe rezultate të ndjeshme dhe të menjëhershme”.
Gjatë forumit, Balluku zhvilloi një takim edhe me Gjeneralin James Jones, ish Komandant Suprem i Forcave të NATO për Europën. Temat kryesore të diskutimit mes tyre ishin ngjarjet aktuale, siguria energjetike dhe ajo kibernetike. Gjenerali Jones shprehu gadishmërinë për të mbështetur nismat e rëndësishme të qeverise shqiptare në fushën energjetike dhe atë të teknologjisë së komunikimit, duke vlerësuar rolin vendimtar të Shqipërisë në rajon.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.