Banane nga Costa Rika – AKU bllokon dhe kthen në origjinë 41.7 ton
41.7 ton banane të ardhura na Costa Rika janë bllokuar nga trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Durrës. Produkti rezultonte me probleme për konsumim njerëzor, pasi ishte i prishur.
“Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 41.7 ton duke u bazuar legjislacionit në fuqi, gjithashtu do të ndjekë procedurat doganore për kthimin në origjinë”, thuhet në njoftim.
AKU thekson se do të jetë gjithmonë në mbështetje të konsumatorit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.