Banka Botërore: Investimet globale në nivelin më të ulët prej 3 vitesh
Investimet globale, rritja ekonomike dhe besimi i biznesit kanë rënë në nivelin më të ulët këtë vit, tha Banka Botërore në një raport të botuar të martën.
Besimi ndaj biznesit në të gjithë ekonomitë më të avancuara dhe në zhvillim, që nga prilli i vitit 2016 deri në prill të vitit 2019, janë në pikën më të ulët sipas analizës së Bankës Botërore.
Luftërat tregtare të Presidentit Donald Trump kanë kontribuar kryesisht në ngadalësimin global, tha raporti.
Trump po lufton në fronte të shumëfishta, duke përfshirë një betejë të tarifave me Kinën, tarifat e mundshme të reja në industrinë e makinave evropiane dhe një kërcënim për të futur një taksë prej 5% në të gjitha mallrat meksikan në përpjekje për të frenuar migrimin.
Banka Botërore tha se pret që ritmi i rritjes ekonomike të stabilizohet përfundimisht, por paralajmëroi se ekonomia botërore mund të jetë ende e prekshme nëse këto rreziqe vazhdojnë ose përkeqësohen.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.