Banka Botërore ofron mbështetje për procesin e dixhitalizimit – Ku do të fokusohet projekti
Banka Botërore do të ofrojë mbështetjen e saj për procesin e digjitalizimit të Shqipërisë. Kjo u bë e ditur gjatë takimit të zhvilluar sot në ambientet e Autoritetit të Mediave Audiovizive ku ky i fundit priti përfaqësues të BB-së, Institucionit për Programin e Shpërndarjes së Njohurive të Qeverisë Koreane (KSP) dhe Shoqatës së Promovimit të Radio-s së Koresë (RAPA).
Projekti do të fokusohet kryesisht te vlerësimi i situatës aktuale të tregut audioviziv në vend, ofrimi i asistencës teknike si dhe ngritja e kapaciteteve njerëzore.
Kjo e fundit do të financohet nga Banka Botërore në bashkëpunim me Institucionin për Programin e Shpërndarjes së Njohurive të Qeverisë Koreane, kurse për dy pikat e para financimi do të ofrohet nga BB.
Ndërsa informoi misionin për situatën aktuale lidhur me procesin e digjitalizimit, kreu i AMA-s, Gentian Sala vlerësoi këtë projekt si mjaft të vlefshëm për institucionin.
Në fund të takimit palët nënshkruan gjithashtu edhe një memorandum mirëkuptimi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.