Banka e Japonisë ul projeksionet / Rritje ekonomike në 3.8% këtë vit. Prezanton planet për klimën
Banka e Japonisë ka shkurtuar projeksionet për rritjen ekonomike këtë vit, por ruajti perspektivën për një rimëkëmbje të moderuar, çka sinjalizon se politikat monetare do të jenë në pritej për disa kohë. Banka e Japonisë publikoi gjithashtu një plan për skenë e re që synon të shtojë financimin për aktivitetet që luftojnë ndryshimin klimatik, çka do të ofrojë kredi afat-gjata bankare me zero interes. Skema e klimës do të nis këtë vit dhe do zgjasë deri në vitin fiskal 2030. Banka e Japonisë do të ofrojë financime ndaj huadhënsve që zjerojnë kredi të lidhura me mjedisin dhe qëndrueshmërinë, si dhe do investojë në obligacione të gjelbra. Institucioni theksoi se nuk do pagojë ndonjë incentivë me interesa ndaj bankave që marrin pjesë tek skema. Në projeksionet e reja të publikuara, Banka e Japonisë pret që ekonomia të rritet me 3.8% në vitin fiskal që përfundon në Mars 2022, në rnëie nga 4% që projektoi në Prill. Megjithatë, rishikoi normën për vitin e ardhshëm në 2.7% nga 2.4% që priste më parë, prej projeksioneve të rimëkëmbjes së konsumit dhe përshpejtimit të vaksinimit. Si ç’pritej gjerësisht, banka qendrore mbajti të pandryshuar objektivin e kontrollit të kurbës së yieldit (YÇ), në -0.1% për interesat afatshkutër dhe në 0% për obligacionet 10-vjeçare. Banka rishikoi në rritje inflacionin për vitin fiskal në 0.6% nga 0.1%, kryesisht prej rritjes së kostove të energjisë dhe lëndëve të para.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.