Banka e Kinës ofron 300 milionë dollar hua për Sri Lankën
Banka e Kinës, huadhënësi i katërt më i madh i vendit nga asetet, ka ofruar një hua prej 300 milionë dollarësh për Sri Lankën, e cila mund të rritet në 1 miliardë dollarë, bëri të ditur për reuters ditën e martë një burim në Colombo.
Qeveria po konsideron ofertën për shkak të “vështirësisë në marrjen e huave pas rënies së vlerësimeve të fundit”, tha burimi, duke refuzuar të emërohej pasi informacioni nuk ishte bërë publik.
Reuters nuk mund të arrijë menjëherë në Ministrinë e Financave në Sri Lanka dhe në Bankën e Kinës. Sri Lanka, një ishull jashtë bregut juglindor të indisë, po përpiqet të paguajë kreditët e saj të jashtëm, me një rekord prej 5.9 miliard dollar gjatë këtij viti duke përfshirë kështu rreth 2.6 miliard dollar vetëm në tre muajt e parë.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.