Banka e Shqipërisë mbyll me sukses projektin e binjakëzimit me BE-në, Sejko: “Një hap përpara drejt integrimit”
Banka e Shqipërisë ka zhvilluar ditën e sotme ceremoninë virtuale të përfundimit të Projektit të Binjakëzimit “Forcimi i kapaciteteve të Bankës së Shqipërisë në kuadër të përafrimit me legjislacionin e Bashkimit Evropian (BE)”.
Projekti u zbatua nga Banka e Shqipërisë, Banka e Italisë dhe Banka e Gjermanisë, si dhe disa komponentë të caktuar të tij u zbatuan nga Banka e Francës dhe Banka Kombëtare e Rumanisë.
Ky projekt kishte si qëllim parësor, përmirësimin e praktikave të punës të Bankës së Shqipërisë dhe njëjësimin e tyre me praktikat e Sistemit Evropian të Bankave Qendrore, dhe falë trajnimit të ekspertëve të Bankës së Shqipërisë, synoi të sjellë ekspertizën e BE-së dhe përvojën e dy prej vendeve themeluese të BE-së në dobi të sistemit bankar shqiptar, duke ndihmuar kështu në integrimin ekonomik të vendit me BE-në.
Gjatë fjalës së tij, Guvernatori Sejko u shpreh se pavarësisht situatës së jashtëzakonshme të krijuar për shkak të pandemisë COVID-19 në pjesën e parë të vitit 2020, nëpërmjet përshtatjes me mënyrën e re, atë të të punuarit në distancë, ia dolëm të përmbushnim projektin me sukses dhe në kohë.
Guvernatori Sejko shtoi se ndërmarrja e projekteve të tilla nënvizon qartazi angazhimin reciprok të BE-së dhe të Shqipërisë në drejtim të thellimit të proceseve integruese me objektiv kryesor përafrimin e kuadrit ligjor, rregullator dhe operacional të Bankës së Shqipërisë, me atë të Sistemit Evropian të Bankave Qendrore.
Më tej, Guvernatori nënvizoi se Banka e Shqipërisë mbetet e angazhuar në rrugën e saj për konvergimin e shpejtë me modelin e Sistemit Evropian të Bankave Qendrore dhe u shpreh besimplotë se ky është kontributi më i mirë për vendin në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian – një objektiv strategjik që e kemi përfshirë në planet tona të punës për vitin 2021 dhe më tej. “Jam i sigurt se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë në të ardhmen dhe mbështetja e udhëheqja evropiane do të na shoqërojë në çdo hap që hedhim drejt integrimit në familjen e përbashkët evropiane.”- shtoi Guvernatori.
Ambasadorët gjatë fjalës së tyre, vlerësuan punën e bërë nga Banka e Shqipërisë në drejtim të ruajtjes dhe garantimit të sistemit financiar në vend, sidomos në këto kohë të vështira të krijuara nga pandemia e Covid-19 dhe falënderuan më tej
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.