Banka e Shqipërisë organizon Workshop-it XIV të Kërkimeve Ekonomike të Evropës Juglindore! Thirrje për aplikime
Banka e Shqipërisë njofton se do të organizojë Workshop-it XIV të Kërkimeve Ekonomike të Evropës Juglindore, i cili sivjet do të zhvillohet online, në datat 10 dhe 11 dhjetor 2020.
“Ky workshop synon të ofrojë një forum diskutimi të punëve kërkimore inovative dhe të nxisë shkëmbimin e pikëpamjeve midis kërkuesve të Bankës së Shqipërisë, të bankave qendrore të rajonit e më gjerë, si edhe të institucioneve financiare e akademike vendase dhe të huaja, mbi çështje të lidhura me bankën qendrore.
Ftojmë autorët e interesuar të marrin pjesë me punimet e tyre kërkimore, duke dorëzuar një abstrakt të zgjeruar ose studimin e plotë, si dhe një jetëshkrim të shkurtër brenda datës 30 tetor 2020 në adresën: [email protected]” njofton BSH.
Për detaje të mëtejshme: “Thirrja për aplikime në Workshop-in XIV të Kërkimeve Ekonomike të Evropës Juglindore”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.