Banka Qendrore Europiane ‘e shqetësuar’ për pavarësine e Fed
Presidenti i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi, shprehu shqetësim rreth pavarësisë së Rezervës Federale të SHBA, duke paralajmëruar se një humbje e autonomisë së saj mund të dëmtojë kredibilitetin e politikës.
Emërimi i dy kandidatëve të diskutueshëm nga Presidenti Donald Trump në bordin e Fed dhe thirrjet e vazhdueshme për uljen e normave kanë ngritur spektrin e ndërhyrjes së qeverisë, duke sfiduar një parim themelor të bankave qendrore moderne. “Unë jam i shqetësuar për pavarësinë e bankës qendrore në vendet e tjera, veçanërisht … në juridiksionin më të rëndësishëm në botë” -tha Draghi për Shtetet e Bashkuara.
“Nëse banka qendrore nuk është e pavarur, atëherë njerëzit mund të mendojnë se vendimet e politikës monetare ndjekin këshillat politike dhe jo vlerësimin objektiv të perspektivës ekonomike”, tha ai në një konferencë shtypi. Qeveritë nga Turqia në Indi dhe Shtetet e Bashkuara kanë vënë presion në rritje në bankat e tyre qendrore në muajt e fundit, duke ndezur një debat për vlerën e pavarësisë.
Por disa argumentojnë se politika e pazakonta, e përdorur gjërësisht tani, rishpërndan pasurinë, kështu që politika monetare merr vendime gjithnjë e më shumë politike dhe kërkon një kontroll më të madh politik.
“Sidoqoftë, brenda mandatit të tyre, bankat qendrore duhet të zgjedhin se cila është mënyra më e mirë për të përmbushur mandatin” -tha Draghi. “Sepse në qoftë se ju nuk i lini ata të jenë të lirë, atëherë ata nuk janë të përgjegjshëm. Ky është kuadri bankar qendror që nga vitet ’80 kudo”.
Megjithatë, Draghi argumentoi se ai nuk pa asnjë kërcënim të ngjashëm me pavarësinë e BQE-së, duke marrë masa mbrojtëse ligjore dhe gjithashtu nuk mendonte se rastet e ndërhyrjeve diku tjetër po dëmtonin besimin botëror.
Burimi:Reuters
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.