Bankat afrohen me Bujqësinë, Çuçi: Paketa kreditimi për fermerët, sukses rasti i Credins!
Financimi I sektorit bujqësor përbën sfidën e ardhme të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Këto kanë qenë fjalët e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuci, të ftuar në emisionin ‘Argument’ në Scan.
I pyetur mbi përfshirjen e sektorit bankar mbi mbështetjen drejt fermerëve, Ministri Çuçi lajmëroi një nismë që do të aktivizohet në muajin shtator.
“Unë si ministër, me një grup të ri do të shkojmë në të gjithë Shqipërinë për të promovuar këtë paketë dhe për ta orientuar sektorin drejt kreditimit” theksoi Ministri i Bujqësisë.
Edhe pse jemi në fazat fillestare të përfshirjes së sektorit bujqësor në sistemin kreditues të bankave, përsëri nuk mungojnë rastet e suksesshme.
I tillë është programi I Credins Bank, I cili deri më tani ka mbështetur me dhjetëra fermerë dhe biznese të agroturizmit për t’u rritur dhe përfshirë në treg.
“Credins ka bërë një produkt kastile. Jo vetëm kaq, por ka një makinë ‘ambulant’, Bankën Lëvizëse, e cila përveç shërbimeve mobile që bën, ka dhe pjesën e edukimit për kreditë e agrobiznesit që mund të merren, por jo i gjithë sektori bankar” u shpreh Çuçi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.