Bankat amerikane, në performancë të fortë – “Lirohen” provigjonet për humbje nga pandemia prej rimëkëmbjes
Katër bankat më të mëdha retail në Shtetet e Bashkuara, kanë publikuar një tjetër tremujorë të fortë këtë javë, ndërkohë që rimëkëmbja ekonomike ka bërë që ato të lirojë më shumë para cash që kishin provigjonuar për humbje të pandemisë, ndërkohë që marrëveshjet tërheqëse, financimi me kapital dhe tregtia, kanë nxitur gjithashtu performancën e tyre. JPMorgan Chase, Citigroup, Ëells Fargo dhe Bank of America, performanca e të cilave shihet nga analistët si barometër i ekonomisë, raportuan një fitim të kombinuar prej 28.7 miliardë dollarë në tremujorin e tretë, duke thyer vlerësimet e analistëve. Shumica e kësaj performance u nxit nga lirimi i mbi 6 miliardë dollarë fonde që bankat e kishin provigjonuar për humbje në kredi gjatë pandemisë, që nuk u materializuar valë stimujve të jashtëzakonshëm të qeverisë, programeve të ndihmave dhe ndalimit të ripagesave të kredive për shtëpi (LRH).
Ndërkohë që vaksinimi i lartë ka lejuar amerikanët që të rikthehen në punë dhe socializohen pas 19 muajve të mbylljeve nga pandemia, shpenzimet konsumatore janë rimëkëmbur bindshëm, sipas bankave. Rritja e kredisë, një tregues i mbikëqyrur nga analistët, ishte miks përmes Wall Streetit. Disa huadhënës po hasin vështirësi për të rritur librat e kredisë, ndërkohë që konsumatorët dhe bizneset janë mbushur me para cash nga programet e qeverisë.
Megjithatë, në total, ekzekutivët kishin një optimizëm të kujdesur se ekonomia ndodhet në një trajektore të shëndetshme, pavarësisht disa rreziqeve në horizont, përfshirë valën e fundit të infeksioneve dhe problemet me inflacionin. Gjiganti i bankingut të investimeve Morgan Stanley, they bindshëm projeksionet këtë javë, me një fitim prej 3.58 miliardë dollarë, në rritje me rreth 38% një vit më parë, kryesisht prej të ardhurave nga konsultat për marrëveshje të blerjeve dhe shkrirjeve.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.