Bankat amerikane rrisin fitimet – Performancë 2-shifrore për tre institucionet më të mëdha
Tre nga katër bankat më të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës raportuan së fundmi fitime 2-shifrore, të ndikuara nga rritja e madhe ekonomike e vendit si dhe ulja e taksave. Ndër të tjera, projeksionet flasin për një rritje edhe më të madhe gjatë muajve në vijim. Bankat kanë përfituar kështu nga një rritje e ndjeshme e kërkesës për kredi gjatë tremujorit të fundit, me normat e kreditimit në rritje më të shpejtë sesa normat.
Ndikim në këtë performancë ka dhënë edhe ecuria e tregut të aksioneve. Si rrjedhojë, marzhet e fitimit të bankave janë rritur ndjeshëm, tregojnë të dhënat më të fundit. Impakt në këtë performancë mjaft të mirë të bankave më të mëdha amerikane kanë dhënë edhe planet e shkurtimit të shpenzimeve, të ndërmarra që prej krizës financiare të viteve 2007-2009.
ë bashku me shkurtimin e taksave nga administrata Trump, këta faktorë i kanë kursyer bankave amerikane miliarda dollarë në vit. JPMorgan që është edhe banka më e madhe në vend raporton rritje të fitimeve me 25% gjatë tremujorit të tretë të vitit. Citigroup raporton rritje me 12%, ndërkohë që Wellsfargo raporton rritje të fitimeve me 32%.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.