Bankat e Amerikës –Shefat e Blackstone flasin për të ardhmen e tregjeve financiare
Tregjet kanë parë një kthim të paqëndrueshëm, për sa i përket indekseve globale të cilat kanë pësuar humbje të mëdha në dhjetor 2018. Aksionet në mbarë botën kanë pasur një rimëkëmbje të lehtë që kur indeksi i Çmimeve Botërore të MSCI International ka shënuar një vlerë prej 6 për qind që nga fillimi i vitit 2019.
Por shqetësimet që kanë prekur çështjet e mëdha të gjeopolitikës siç mund të jetë lufta tregtare e SHBA –së, Kinës dhe të Brexit kanë qëndruar në një nivel konstant, ndërkohë frika për një ngadalësim të rritjes ekonomike në të gjithë globin nuk tregojnë shenja të një rënie. Sot, shumë lojtarë të tregut kanë zvogëluar pritjet e tyre për rritjen e normës amerikane, duke pasur parasysh shqetësimet për një ngadalësim të mundshëm.
Themeluesi i Bankës së Amerikës, Brian Moynihan dhe njëkohësisht themeluesi i Blackstone, Stephen Schwarzman është në diskutime të vazhdueshme me Andrew Ross Storkin të CNBC rreth asaj se çfarë po ndodh aktualisht për tregjet e kapitalit.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.