Banorët në qytetin e Hong Kongut janë më pak optimist në 25 vjet, sipas sondazhit
Sipas një sondazhi, banorët e Hong Kongut kanë besim më të vogël për të ardhmen në 25 vjet, duke pasur një rritje të mosbesimit midis qeverisë lokale dhe qendrore. Rezultatet, të cilat u bënë publike nga Programi i Opinionit Publik të Universitetit të Hong Kongut një ditë më parë, vijnë si pasojë e shqetësimeve në rritje rreth asaj që është parë si kërcënim ndaj autonomisë vendore.
Hong Kong -u, një ish-koloni britanike, që prej vitit 1997 ka qenë një rajon i veçantë administrativ i Kinës. Qeveria qendrore në Pekin është përgjegjëse për mbrojtjen dhe çështjet e jashtme, ndërsa Hong Kongu ka një autonomi më të gjerë në fusha të tjera.
Territori prej rreth 7.4 milionë banorësh ka ligjet dhe monedhën e vet, ndërsa traditat e transparencës, taksat e ulëta dhe rregullimi i lehtë kanë ndihmuar që ajo të jetë një qendër e madhe financiare globale.
Anketa telefonike – e kryer nga 28 deri më 5 mars – zbuloi se 39 për qind e të anketuarve shprehën besim në të ardhmen e Hong Kongut, ndërsa 55 për qind shfaqën shenja pesimizmi në lidhje me të ardhmen e vendit.
Anketa ka kontaktuar 1024 banorë vendas, të moshës 18 vjeç e lart, të cilët flasin kantonez – gjuha mbizotëruese lokale. Ajo mori përgjigje nga 72.2 për qind, dhe nuk kërkoi arsye për përgjigjet e dhëna. Por besimi në qeverinë lokale të Hong Kongut dhe në qeverinë qendrore në Pekin ra në nivelet më të ulëta që kur Shefi ekzekutiv aktual Carrie Lam mori detyrën më 1 korrik 2017.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.