Barack Obama: Gratë janë liderë më të mirë se burrat! Nëse do drejtonin shtetet e botës, për 2 vite do rriteshin standartet e jetesës
“Nëse gratë do të drejtonin në çdo vend në botë, atëhere brenda dy vitesh do të kishte një përmirësim të standarteve të jetëses dhe më shumë të ardhura”.
Ka qenë kjo deklarata e ish presidenti amerikan Barack Obama në një fjalim të mbajtur në Singapor, ku merrte pjesë në një event privat për lidershipin.
Duke folur në Singapor, ai u shpreh se gratë nuk janë perfekte por janë “padyshim më mirë”sesa burrat.
BBC raporton se ai është shprehur se “shumica e problemeve në botë vijnë nga njerëzit e vjetër,shumica burra, që mbajnë pozicione pushteti”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.