Barclays thyen projeksionet e fitimit – Shton pagesat e aksionerëve prej rritjes së bankingut të investimeve dhe kapitalit
Barclays ka thyer pritshmëritë e fitimt në tremujorin e dytë, dhe ka shtuar kthimet ndaj aksionerëve, me njësinë e bankingut të investimeve dhe biznesin e kapitalit që ka publikuar të ardhura rekord. Huadhënësi britanik ka publikuar një fitim të atribueshëm për aksionerët në 2.9 miliardë dollarë, nga 124 milionë që ishte në të njejtën periudhë 1 vit më parë. tarifat në njësinë e bankingut të investimeve dhe kapitalit u rritën me 27% dhe 38% në mënyrë respektive.
Barclays lajmëroi gjithashtu në rritje të shpërndarjes së kapitalit tek aksionerët, me dividentin 6-mujor prej 2 pens për aksion dhe një riblerje të mëtejshme të aksioneve prej rreth 693 milionë dollarë. Banka ka patur gjithashtu një reduktim të dukshëm në provigjonet e humbjes së kreditit, si ç’u lajmërua në raportin e tremujorit të parë, dhe i’a ka dalë të heqë thuajse 1.1 miliardë dollarë nga provgjonet e zhvlerësimit të kredisë.
“Përfitueshmëria, pozita e fortë në kapital dhe bilanci i mirë na kanë mundësuar të rrisin shpërndarjen e kapitalit tek aksionerët”- tha ekzekutivi Jes Staley, duke shtuar se banka po sheh një rritje të aktivitetit tek njësitë e biznesit. Sipas tij, bankingu i investimeve dhe korporatave (CIB) është i mirë pozicionuar për të përfituar nga rritja e vazhdueshme në tregjet e borxhit dhe kapitalit. Të ardhurat nga tarifat në njësinë e tregjeve botëror dhe bankingut të investimeve janë rritur me 36% që prej vitit 2019, ndërkohë që biznesi me pakicë pritet të përfitojë nga rimëkëmbja e konsumit, sipas ekzekutivit.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.