‘Barometër global për tregtinë’ – A do të përmirësohen fitimet e Moller Maersk në 2019?
Grupi i anijeve daneze Moller-Maersk raportoi të ardhurat e tremujorit të katërt të cilat ishin brenda pritshmërive por paralajmëroi se një konflikt tregtar i gjatë midis dy ekonomive më të mëdha në botë mund të pengojë rritjen në 2019.
Fitimet ishin $ 1.12 miliardë për tre muajt e fundit të vitit 2018, mbi parashikimin prej 1.07 miliardë dollarësh nga analistët. Aksionet e kompanisë ranë më shumë se 9 për qind pas rezultateve.
“Ndonëse kishim një fillim sfidues në 2018, duke shikuar performancën tonë financiare, ne kemi rritur fitimet pavarësisht çmimeve të karburantit të ndjeshëm më të lartë dhe rritjes më të ulët të në gjysmën e dytë të 2018” -tha Soren Skou, CEO i Moller-Maersk. “Megjithatë, përfitimi duhet të përmirësohet” -shtoi ai.
Kompania më e madhe e anijeve në botë konsiderohet në përgjithësi si një barometër global për tregtinë, në një kohë kur SHBA dhe Kina janë të mbyllur në një mosmarrëveshje të zgjatur.
“Udhëzimi i Maersk për vitin 2019 është subjekt i paqartësive të konsiderueshme për shkak të rrezikut aktual të kufizimeve të mëtejshme në tregtinë globale dhe faktorëve të tjerë që ndikojnë në normat e mallrave të kontejnerëve dhe kurset e këmbimit valutor “ -tha kompania.
Konglomerati i mëparshëm po ristrukturohet për t’u përqendruar tërësisht në transport dhe logjistikë dhe planifikon të rrisë konkurrencën me kompanitë shpërndarëse UPS dhe Fedex.
Burimi:CNBC
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.