Barrierat anësore që rrotullohen – Teknologjia që shpëton mijëra jetë
Këto barriera anësore që rrotullohen reduktojnë impaktin e përplasjes gjatë një aksidenti rrugor.
Energjia e impaktit absorbohet nga cilindrat plastikë përmes lëvizjes dhe në këtë mënyrë rriten shanset e shoferit për t’i shpëtuar aksidentit.
Materiali përberës i cilindrave është fleksibël, i lehtë dhe nuk shkatërrohet lehtë. Ato gjithashtu mbështeten në struktura çeliku shumë rezistent.
Kjo teknologji e re është bërë standard në sigurinë rrugore vitet e fundit në disa vende aziatike.
Angelo Haruni/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.