Barrierat doganore, Ahmetaj: Njohje e certifikatave sanitare. Ikonomi: Përmirësim infrastrukturës
Qeveria shqiptare është duke punuar për heqjen e barrierave doganore për bizneset, ndërkohë që aktualisht fokusi është vendosur te njohja reciproke e certifikatave sanitare mes vendeve të rajonit”.
Teksa foli për pengesat që has sipërmarrja në tregun rajonal, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se do të punohet edhe në drejtim të infrastrukturës, pasi me kushtet aktuale ajo shton kostot kohore dhe ekonomike.
Ndërkaq, drejtoresha e përgjithshme e Doganave u ndal te përmirësimi i infrastrukturës doganore, ndërsa kërkoi rritje të bashkëpunimit në drejtim të shkëmbimit të informacioneve mes vendeve të rajonit.
Deklaratat u bënë gjatë një takimi të zhvilluar në Tiranë, në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe sfidave të administratës doganore të rajonit, ku morën pjesë përfaqësues të nivelit të lartë dhe ambasadorë.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.