Basha: Do ndajmë politikën nga krimi. Kreu i PD shpalos programin për integrimin e Shqipërisë në BE
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë në forumin “Perspektivat për një të ardhme evropiane”, organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer, ku shpalosi përpara personaliteteve të politikës gjermane dhe asaj austriake planin e tij për të çuar Shqipërinë në Bashkimin Europian.
“Unë besoj dhe shpresoj që për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve ne duhet të përshpejtojmë dhe të garantojmë rrugëtimin e sigurt drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Unë e di dhe koha ka provuar që kjo është një detyrë e vështirë, ka shumë sfida përballë nesh. Sundimi i ligjit duhet të kthehet në vend/”
Si prioritet kryesor Basha renditi ndarjen e politikës nga krimi dhe finalizimin e reformës në drejtësi.
“Prioritetet e vendit janë të qarta. Objektivat e Partisë Demokratike, të Aleancës për Ndryshim, të koalicionit tonë, janë të qarta. Pa luftuar korrupsionin, pa ndarë politikën nga krimi, Shqipëria nuk do të ecë përpara. Ky është parakusht. Tashmë, edhe parakusht zyrtar i Bashkimit Europian dhe i Këshillit Europian. Zbatimi real i ligjit të dekriminalizimit, zgjidhja e duarve të drejtësisë, avancimi deri në fund i reformës në drejtësi, me duart larg nga partitë politike. I vetmi kontribut që partitë politike mund të japin për reformën në drejtësi është që të mbajnë duart larg.”
Ndërsa kreu i CDU në Gjermani, Armin Laschet, tha se korrupsioni mbetet problem madhor në Shqipëri, ndërsa bëri thirrje që zgjedhjet e 25 prillit të jenë të lira e të ndershme.
“Nëse situata do te përmirësohet ne te ardhmen, atëherë do te krijohet përsëri një perspektive e mire për te ardhmen, qe mund te luftoje emigrimin e trurit. (Brain drain). Tema Juaj është perspektiva evropiane e Shqipërisë. Ju duhet të diskutoni edhe mbi zgjedhjet e ardhshme, te cilat duhet te jene te lira dhe te ndershme. Një demokraci është vendimtare qe edhe opozita te ndihet e përfaqësuar, qe ajo te ketë te njëjtat shanse dhe është një detyre e rëndësishme për Shqipërinë qe ne prill te mos ngrihen dyshime për ketë gjë.”, tha Laschet.
Lidon Kulla / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.