Basha i referohet FMN: Ekonomia shqiptare, më pak e kredituar në Ballkan!
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shpreh shqetësimin për situatën aktuale ekonomike. Duke iu referuar Fondit Monetar Ndërkombëtar, Basha tha se ekonomia shqiptare është në kolaps.” Studimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar tregon se Shqipëria është ekonomia më pak e kredituar në Ballkan.
Për 7 vite me radhë Rama e shkatërroi ekonominë. Kjo është arsyeja pse Rama nuk jep ndihmë financiare për familjet që vuajnë nga kriza. Shqipëria është vendi që u jep më pak ndihmë ekonomike qytetarëve të saj!” shprehet Basha në një postim në rrjetet sociale.
Në vijim të postimit, Basha shprehet se forca e tij do ta ndryshojë këtë situatë. “Ne do ndihmojmë të gjithë qytetarët, biznesin, të vetëpunësuarit, dhe do të sigurojmë ndihmë financiare për çdo familje. Bashkë do sjellim shpresë të re për Shqipërinë!” përfundon postimi i Bashës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.