Basha me familjet e vjetra të Elbasanit: “Zotimi ynë i parë zgjimi ekonomik kombëtar”
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, është ndalur në qytetin e Elbasanit ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me familje të vjetra të këtij qyteti. Qytetarët folën për mungesën e investimeve ne cdo sektor përfshirë edhe kulturën në këtë qytet duke i lënë institucionet të shkatërrohen
“Sot jam këtu në mesin e anëtarëve të familjeve të shquara të këtij qyteti me njё histori shumë tё veçantë, tё lasht por dhe pjesën e historisë moderne, pjesën e lindjes sё shtetit shqiptar dhe këtu mund tё marrim shumë elemente, tё kontributeve tё familjeve elbasanllijve tё Elbasanit, tё qytetit tё Elbasanit, tё intelektualëve tё Elbasanit, tё patriotëve tё Elbasanit. Nga Kostandin Kristoforidhi e deri te patriotët e mëdhenj tё pavarësish por shembulli qё dua tё marrё ёshtё shembulli i normales. Shkolla shqiptare e shqiptarisë pa tё cilën njё zot e di sa kohë do tё kishte marrё dhe se si do tё kishte shkuar puna e arsimit shqip sepse prej këtu përgatiteshin arsimtarët dhe pedagogët e parё shqiptar dhe shpërndaheshin pastaj anembanë Shqipërisë, që arriti të harmonizojë gegërishten dhe toskërishten, duke na dhënë gjuhën zyrtare shqipe, një pasuri e jashtëzakonshme që na bashkon të gjithëve si shqiptarë, na bashkon të gjithëve si komb. Megjithatë, dua të ndalem te një tjetër metaforë e Normales, se s’ka të bëjë vetëm me shkollën dhe rëndësinë e shkollës për arsimin shqiptar, po ka të bëjë me normalitetin si tipar i elbasanlliut dhe zonjave të Elbasanit. Normalitetin, si tipar i civilizimit, i qytetarisë”.
Basha premtoi se më 25 prill do ti rikthehet normaliteti këtij qyteti. Sipas tij, ky normalitet do të vij me zotimin se qeveria e ardhshme ka për synim zgjimin ekonomik kombëtar, duke filluar që nga hapja e vendeve të punës e deri tek anëtarësimi në Bashkimin Europian.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.