Basha në Vaun e Dejës: 2.2 miliard lekë kontrata koncesionare do t’i verifikojmë!
Bashkëbisedimi me banorët e Vaut të Dejës ishte reflektim i mbështetjes së shumicës dërrmuese të shqiptarëve për vetingun e politikanëve. Me një politikë të pastruar nga krimi dhe me paketën e re antimafia të opozitës, Lulzim Basha është i bindur se politika do t’i shërbejë vetëm qytetarëve.
“Çdo kontratë korruptive, kushdo që ta ketë, pavarësisht se si do ta ketë emrin apo mbiemrin e pavarësisht se sa tesera dhe çfarë tesere mban në xhep, do të vendoset para përgjegjësisë ligjore”. Ka qenë kjo deklarata e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Vaut të Dejës. Në vijim të komunikimit, Basha tha se të gjithë kontratat koncesionare kapin shifrën 2.2 miliard lekë do të futen në “sitën”e ligjit antimafia e do të verifikohen. Në rastet kur do të rezultojnë shkelje, atëhere ato kontrata do të anulohen.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.