Basha nga Divjaka: “Mbyllja e kufijve nga BE goditje për turizmin. Nuk do të njohim koncensionet e 12 muajve të fundit nga qeveria”
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar me turin e tij të takimeve me sipërmarrësit shqiptarë kësaj radhe në Divjakë, ku edhe sezoni turistik tashmë është hapur.
Z.Basha theksoi vështirësitë e mëdha që bizneset në këtë zonë po kalojnë ku ka treguar se shumica prej tyre kanë larguar rreth 50% të stafit nga puna, që rrjedhimisht ka sjellë edhe mijëra ekonomi familjare në krizë sipas tij.
Një arsye kryesore e kësaj krize sipas z.Basha është mbyllja e kufijve nga BE që ka anuluar në masë rezervimet e turistëve të huaj.
“Ndërsa biznesi po shkon drejt falimentimit dhe qindra vende pune mbyllen çdo ditë, Edi Rama planifikon që 1.2 miliardë euro t’i japë për koncesionin e një rruge fantazëm, Milot-Fier. Ne nuk do të njohim asnjë koncesion apo vendim korruptiv të marrë 12 muaj para zgjedhjeve” – shprehet më tej kryetari i PD-së.
Ndërkohë z.Basha ka theksuar se në planin ekonomik të PD-së përfshihen masa që pritet të rigjallërojnë sektorin e turizmit. Ndër këto masa janë vendosja e taksës së sheshtë 9%, moratoriumi 1 vjeçar për inspektoriatet si dhe heqja e taksës mbi naftën.
Në Divjakë takova sipërmarrës dhe operatorë turistikë, që po mendojnë seriozisht mbylljen e aktivitetit të tyre.Në çdo…
Posted by Lulzim Basha on Thursday, July 2, 2020
G.K /SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.