Basha nis “Rrugëtimin për Shqipërinë” në Elbasan: Nga emigracioni Shqipëria humbi 559 milion euro. Ikën 38 mijë të rinj
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e nisi nga Elbasani turin e emërtuar “rrugëtimi për Shqipërinë”, në një bashkëbisedim kushtuar rinisë. Gjatë bashkëbisedimit, disa të rinj ngritën si shqetësim çështjen e emigracionit dhe kërkuan të dinë nga kreu i opozitës planin e tij për të luftuar këtë fenomen shkatërrues për vendin.
Basha ndau të njëjtin shqetësim me studentët se emigracioni është një problem i madh ekonomik për vendin, njerëzor për familjet dhe personal për ata që emigrojnë.
“Humbja potenciale për ekonominë vetëm nga emigracioni për vitin 2018 është 559 milionë euro apo 4.6 % e Prodhimit Bruto të Shqipërisë. Vitn e kaluar janë larguar nga Shqopëria 38 mijë të rinj. Kjo është hemorragji. Nëse nuk e ndalim këtë, shumë shpejt nuk do të ketë Shqipëri. Prandaj, prioriteti më absolut është ndalja e kësaj hemorragjie” tha Basha, i cili vuri në dukje 2 arsye kryesore pse Shqipëria ofron pak ose aspak mundësi për punësim.
I pyetur për platformën që PD ofron për biznesin e vogël, kreu i opozitës tha se taksa e sheshtë 9 përqind, e propozuar nga PD jep mundësi për konkurencë të vërtetë mes bizneseve dhe ul mundësitë për informalitet.
“Vetëm vitin e kaluar, për shkak të taksës së sheshtë, Serbia ka siguruar 40 mijë vende të reja pune vetëm me investime gjermane, ndërsa ne na kanë ikur 38 mijë të rinj.”-theksoi zoti Basha, I cili tregoi 3 masat kryesore në ndihmën e biznesit të vogël, që punëson sot mbi 75% të shqiptarëve.
-“Përjashtim nga skema e TVSH-së për bizneset me xhiro vjetore nën 140 milionë lekë.
-Reduktim i taksave në 1 taksë të vetme, që do të jetë 0.5 përqind e xhiros vjetore. Të gjitha taksat dhe tarifat e tera do të eliminohem
-Do të zhdukim bandat e inspektorëve tatimorë, që terrorizojnë biznesin. Me pullën tek dera, biznesi nuk do të shohë më fytyrën e asnjë tatimori në derën e tij, por do të jetë i lirë të punojë e të krijojë miëqenie” – u shpreh zoti Basha. “
Mundësitë për punësimin e rinisë janë objektivi numër 1 dhe janë objektivi kryesor për ta nxjerrë vendin dhe rininë nga gjendja ku ndodhet.’- theksoi Basha.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.