Basha paralajmëron vendimin – “Gjermania, ‘OK’ me kushte Shqipërisë për çeljen e negociatave”
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka paralajmëruar nga foltorja e parlamentit se, Gjermania, që është një ndër vendet më skeptike në lidhje me hapjen e negociatave të Brukselit me vendin tonë, ka vendosur kushte për t`i dhënë dritën jeshile rekomandimit të Komisionit Europian. Kreu i opozitës ka radhitur edhe të gjitha arsyet e vendimit të Gjermanisë.
Ndër të tjera, Basha shtoi se, për Maqedoninë, vendi tjetër për të cilin komisioni ka rekomanduar çeljen e negociatave, Gjermania ka thënë një Po të prerë, pa rezerva.
Vendimi i Këshillit të Europës në lidhje me këtë çështje do të merret në datë 28 Qershor. Veç Gjermanisë ka edhe vende të tjera skeptike në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë, dhe Franca është një ndër to.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.