Basha prezanton programin e bujqësisë! 100 mln euro për subvencione, ndryshon rimbursimi i TVSH
“Në rrugëtimin për Shqipërinë” kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar 5 pikat e programit për bujqësinë. Ndërsa ndodhej në Urën Vajgurore, Basha duke renditur 5 pikat e programit për bujqësinë, tha se Partia Demokratike ka një plan të qartë dhe të detajuar sipas modeleve europiane të cilat kanë dhënë rezultat konkret dhe jo premtimeve e fjalëve propaganduese pa asnjë rezultat.
“1.Ndryshimet e TVSH-së do të marrin fund. Terrori për të pajisur fermerin me NIPT do të marrë fund. Fermeri do të indentifikohet me nr personal të indentifikimit.
2.Çdo vit do të ndajmë 100 milionë euro në buxhet vetëm për t’ju subvencionuar dhe që nuk do të kalojë nëpërmjet grumbulluesve por dretpërdrejt tek fermeri në bazë të prodhimit. Subvencionim fiks për çdo tonelatë prodhim. Ky subvencion do të paguhet drejtpërdrejt tek fermeri pa asnjë kufizim. Nqse çertifikohet prodhimi, do të marrësh drejtpërdrejt subvencion.
3.Në paketën tonë për arsimin e lartë do të zerohen tarifat për bachelor dhe master, bursë mbështetëse për fëmijët tuaj të cilët duan të marrin aftësi profesionale në sektorët që i shërbejnë zhvillimit rural.
4.Aksesi i prodhimeve tuaja në treg do të jetë i garantuar. Nuk do të kletë më barriera, monopole dhe trarë të fshehur që çojnë në kalbjen e produkteve. Fermeri shqiptar nën qeverisjen time nuk do të ketë asnjë pengesë për ta çuar prodhimin në treg dhe për ta shitur e marrë fitimin që i takon.
5.Në infrastrukturë, siç do të rezervojmë 100 milionë euro për subvencionet, do të rezervojmë 50 milionë euro çdo vit. Ky do të jetë mkinimumi. 50 milionë euro infrastrukturës në shërbim të bujqësisë, duke filluar nga rrugët kryesore, në sera dhe ara, në vaditje, kanalizimet, mbështetja me energji elektrike, mbështetje me impiantet e përpunimit bujqësor, çdo vit 50 milionë euro infrastrukturës ndihmëse”, tha Basha në bashkëbisedim me fermerët.
Basha theksoi se subvencionimi i bujqësisë është në zemër të programit sipas standardeve europiane, ndryshe nga kjo qeveri e ky kryeministër të cilët dëmin më të madh ia ka bërë bujqësisë duke e braktisur edhe nga financimet e trashëguara nga qeverisja e Partisë Demokratike.
“100 milionë euro suvbvencione marrin fermerët e Kosovës. 100 milionë euro subvencione marrin fermerët e Maqedonisë së Veriut, prodhimet e tyre jo vetëm furnizojnë tregun vendas, por eksportohen në Shqipëri. 15 milionë euro të cilat subvencionoheshin nga qeveria e Partisë Demokratike për bujqësinë sot tretet nga viti në vit. Vjet ishin 7 milionë euro dhe 4 milionë u disbursuan dhe ato i shkuan 5 klientëve të Edi Ramës”, tha Basha, duke siguruar fermerët se të gjitha problemet që kanë çuar në këtë kolaps të bujqësisë do të trajtohen me përparësinë më absolute që ditën e parë të marrjes së mandatit qeverisës nga vota e lirë e qytetarëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.