Basha, takim me bizneset dhe qytetarët – Pas 25 prillit situata do të ndryshojë, qeveria do të jetë në krahun tuaj
Gjendja e vështirë ekonomike, të ardhura të ulta , taksat e larta dhe pamundësia për t’i paguar ato janë disa prej shqetësimeve të banorëve dhe bizneseve të njësisë numër 7 në kryeqytet.
Në një takim të zhvilluar me kreun e PD, Lulzim Basha qytetarët kërkuan zgjidhje duke thënë se puna dhe jeta po bëhet më e vështirë nga viti në vit .
Pasi dëgjoi shqetësimet e ngritura, kreu i PD garantoi qytetarët dhe bizneset se pas 25 prillit situata do të ndryshojë, qeveria do të jetë në krah të tyre me planin e përgatitur
Basha foli për një situatë të vështirë në të cilën ndodhet vendi për shkak të keqqeverisjes duke ftuar qytetarët të bëhen bashkë në zgjedhjet e ardhshme .
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.