Basha, takim me të rinjtë: “Nevoja për ndryshim është më e madhe se kurrë më parë”
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë finalistë të debatit kombëtar të organizuar nga Rrjeti i të Rinjve Europianë për Demokraci, ku u diskutua për politikën, ekonominë dhe zhvillimet e fundit në vend. Gjatë bashkëbisedimit, Basha tha se aktualisht nevoja për ndryshim është shumë e madhe.
Kreu i opozitës, teksa dëgjoi shqetësimet e të rinjve, u tregoi atyre planin e qeverisjes së ardhshme, veçanërisht për rininë.
Gjithashtu, Basha tha se me Partinë Demokratike në pushtet do të subvencionohet 100% tarifa e shkollimit për studentët nga familje me të ardhura nën 64 mijë lekë në muaj dhe 50% të tarifës, për ata me të ardhura mbi 64 mijë lekë në muaj, ndërsa 10 mijë studentë do të mund të kryejnë stazhe të paguara çdo vit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.