Bashkëpunimi Shqipëri- Gjermani/ Denaj: Programi CoSolve19 vjen në mbështetje të fermerëve dhe ndërmarrjeve të vogla
Falë bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj ka bërë me dije krijimin e programit CoSolve19 i cili vjen në mbështetje të fermerëve dhe të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme.
CoSolve-19 është një iniciativë e përbashkët e Qeverisë Gjermane dhe Qeverisë Shqiptare, e cila zbatohet nga GIZ për këshillimin dhe financimin e NMVM-ve për të kaluar me sukses krizën e COVID-19 nëpërmjet edhe trajnimeve me qëllim ruajtjen e vendeve të punës.
Sipas njoftimit programi do të ofrojë së pari mbështetje për 197 biznese të përzgjedhura me trajnime, këshillime, potencial për përfitim të granteve, duke qenë pranë bizneseve në procesin e rimëkëmbjes.
Për informacion të mëtejshëm mund të vizitoni linkun: cosolve19.al
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.