Bashkëqeverisja “përplas” Spiropalin me Presidencën – Ligji antikushtetues, mbivendos institucionet. Ministrja: Akuzat e pabazuara, si zakonisht
Ligji për bashkëqeverisjen ka vënë përballë Këshilltarin e Presidencës Mledar Dervishaj me Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.
Të pranishëm në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, ata kanë ndarë këndvështrime krejtësisht të kundërta lidhur me Ligjin për Bashkëqeverisjen, I sapo kthyer për rishqyrtim nga Presidenti. Këshilltari I Presidencës e ka përkufizuar ligjin si antikushtetues, të pakonsultuar me publikun, I cili mbivendos institucionet shtetërore, ndërkohë që rrit kontrollin e Kryeminsitrit mbi Bashkitë.
Ministrja Spiropali rrëzoi të gjitha akuzat e Presidencës, duke I konsideruar si vijimësi e traditës për kthimin e ligjeve nga ana e kreut të shtetit. Ajo tha ligji nuk krijon as mbivendosje e as përpklasjeve mes institucioneve.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.