Bashkia Elbasan, thirrje tatimpaguesve: ”Afati i fundit për të kryer pagesën e taksave është data 31.07.2019”-Ja cilat janë masat ndëshkuese
Bashkia Elbasan, ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit, se afati i fundit për të kryer pagesën e taksave dhe tarifave vendore është data 31.07.2019. Pas kalimit të këtij afati do të aplikohen masat shtrënguese të parashikuara sipas ligjit, ‘’Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të cilat janë:
Urdhëri i bllokimi i llogarive bankare; Sigurimi i detyrimit tatimor nëpërmjet barrës siguruese dhe barrës hipotekore; Sekuestrimi i pasurisë së siguruar; Shitja e pasurisë së sekuestruar; Kallëzim në prokurori, për veprat penale të parashikuara në nenin 131 të këtij ligji.
Bashkia Elbasan, pas kësaj thirrje, ka vënë në dispozicion, për të gjithë tatimpaguesit, zyrat e Drejtorisë së Tatimeve, Tarifave Vendore dhe Mbledhjes së të Ardhurave, për çdo paqartësi.
Ky njoftim vjen fill, pas apelit që kryeministri Rama, i bëri bizneseve ditën e sotme, në takimin me drejtuesit e Tatimeve, ku paralajmëroi që të gjitha bizneset në vend të lëshojnë rregullisht faturat, pasi në të kundërt pasojat do të jenë të rënda. Rama iu bëri thirrje bizneseve të mos e sprovojnë administratën dhe shtetin, pasi do iu mbyllen bizneset për një periudhë që do iu sjellë atyre një dëm të madh.
Elefteria Zguri/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.