Bashkia Tiranës miraton dëmshpërblimin për banesat e dëmtuara me 1 vit bonus qiraje / Procedurat që do ndiqen
Bashkia e Tiranës në mbledhjen e fundit emergjente të Këshillit Bashkiak, pas tërmetit që goditi Shqipërinë në 26 nëntor ka marrë një sërë masash, në kontribute financiare dhe materiale për të gjithë banesat e dëmtuara nga tërmeti dhe atyre që janë shpallur të pabanueshme.
Ndër vendimet më të rëndësishme siç kryetari Veliaj u shpreh në fjalën e tij ishte bonusi i qerasë për një vit duke filluar që nga muaji dhjetor I këtij viti:
“Vendimi i dytë është ndoshta vendimi më i rëndësishëm që marrim sot: Për pagesën e plotë të qirasë sipas vlerës së tregut për familjet që janë dëmtuar nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019. Nuk është vetëm një vendim financiar, është edhe një vendim për thjeshtimin e procedurave se si këto familje duke nisur nga nesër do aplikojnë për të marrë 100% qira, sipas vlerës të tregut”, u shpreh Veliaj.
Më tej, ai sqaroi se përfitojnë pagesën e plotë ato familje që i janë dëmtuar shtëpitë dhe që nga akt konstatimet e hartuara nga Instituti i Ndërtimit është arritur në konkluzionin për evakuimin e tyre nga këto banesa.
Vlera e pagesës sipas vlerës së qirasë së tregut të lirë sipas strukturave përkatëse të apartamenteve, të jetë si më poshtë:
a. Qiraja për strukturën e apartamentit për 1+1, 18 mijë lekë.
b. Qiraja për strukturën e apartamentit për 2+1, 220 mijë lekë.
c. Qiraja për strukturën e apartamentit për 3+1, 270 mijë lekë.
Ndërkohë që sipas vendimit, familjet që aplikojnë për përfitimin e pagesës së qirasë sipas këtij vendimi duhet të depozitojnë pranë njësisë administrative ku kanë vendbanimin e tyre, dokumentacionin si më poshtë:
a. Formularin e aplikimit, i cili gjendet pranë njësisë administrative, sipas formatit bashkëlidhur këtij vendimi;
b. Akt konstatimi i Institutit të Ndërtimit;
c. Certifikatë familjare;
d. Numrin e llogarisë bankare, ku do të derdhet pagesa e qirasë.
Aplikimi dhe dokumentacioni, dorëzohet pranë njësisë administrative përkatëse.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.