Bashkim gjigant në energji – Chevron ofron $33 mld për prodhuesin e naftës “Anadarko”
Gjiganti i energjisë, Chevron lajmëroi se planifikon të blejë prodhuesin e naftës dhe gazit Anadarko Petroleum. Marrëveshja, që do të ndërmerret në para cash’ dhe aksione, e vlerëson kompaninë në 33 miliardë dollarë. Aksionet e Anadarko u rritën me 30% përpara hapjes së sesionit tregtar ditën e Premte, në 60.95 dollarë për aksion.
Marrëveshja e vlerëson kompaninë në 65 dollarë për aksion, me një prim prej 37% nga niveli i mbylljes ditën e Enjte. Bazuar në çmimin e mbylljes së tregtisë së Chevron prej 46.8 dollarë për aksion, aksionarët e Anadarko do të marrin 0.39 në aksione të Chevron dhe 16.25 dollarë në para cash’ për çdo aksion të Anadarko.
Kreu i kompanisë, Michael Wirth tha se Chevron ka fuqizuar pozitën financiare në vitet e fundit, dhe synon të shtojë portofolin. Marrëveshja, që kërkon ende miratimin e aksionarëve dhe organeve regulator, pritet të përfundojë në gjysmën e dytë të vitit 2019. Nëse miratohet, Chevron deklaroi se planifikon të shtojë programin vjetor të riblerjes së aksioneve në 5 miliardë dollarë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.