Bashkimi Europian premton 230 milion euro fonde për të luftuar COVID-19!
Bashkimi Europian ka premtuar 230 milion euro për të ndihmuar në luftën kundër shpërthimit të Koronavirusit COVID-19, pasi shteti anëtar Italia është mbërthyer në një rritje rastesh të infektuarish dhe viktimash në të gjithë vendin.
Në një konferencë për shtyp, Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarcic, dhe Komisioneri i Sigurisë së Ushqimit Stella Kyriakidou njoftuan për fondin prej 230 milion eurosh për të përballuar “luftën globale” kundër virusit.
Paratë do të shpenzohen si më poshtë:
114 milion euro për kërkesën e Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO) për gatishmëri globale
15 milion euro për të mbështetur vendet partnere
100 milion euro për financimin e kërkimit, zhvillimin e vaksinave dhe trajtimin
3 milion euro për të mbështetur përpjekjet e vendeve anëtare për sigurimin e pajisjeve mbrojtëse personale dhe riatdhesimeve të qytetarëve të BE-së
Komisionerët këmbëngulën se nuk do të ketë vendosje kufizimesh për udhëtimet ose tregtinë në këtë pikë. (euronews)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.