Bashkimi Evropian “bëhet” me dy vaksina – Miratohet Moderna, shpresë për imunizim më të shpejtë

Rregullatori i ilaçeve i BE të mërkurën rekomandoi autorizimin e një vaksine të dytë koronavirus të zhvilluar nga kompania e bioteknologjisë Moderna.
Komisioni Evropian tani duhet të miratojë vaksinën për ta bërë atë të disponueshme për vendet anëtare.
Shumë shpresojnë që me shumë vaksina të autorizuara në BE, ata që janë të prekshëm nga sëmundja do të vaksinohen më shpejt.
Vaksinimet filluan në BE në 27 Dhjetor pasi blloku autorizoi vaksinën Pfizer / BioNTech.
Kompania Moderna kishte regjistruar 30,000 pjesëmarrës në provat e saj të fazës tre dhe njoftoi në nëntor se vaksina ishte më shumë se 94% efektive.
Vaksina Moderna është më e lehtë për tu trajtuar sesa vaksina Pfizer sepse nuk ka nevojë të ruhet në temperatura shumë të ulëta.
Nuk kishte shqetësime të mëdha për sigurinë me vaksinën, por efektet anësore të zakonshme përfshinin dhimbje krahësh, ethe, lodhje dhe dhimbje të muskujve.
D.B – SCAN
Burimi: Euronews
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.