Bashkimi i AstraZeneca me Sputnik V – Rusia ndalon provat klinike për shkak të mungesës së informacionit
Komisioni Etik i Ministrisë së Shëndetësisë në Rusi, ka refuzuar të miratojë provat klinike në Rusi, që kombinojnë vaksinën britanike të AstraZeneca me një dozë të Sputnik V. Autoritetet e AstraZeneca në Rusi bënë të ditur se vendimi nuk nënkupton se prova se prova nuk do të miratohet asnjëherë, apo se është ndaluar. Provat njerëzore të një regjimi të vaksinës së Covid-19 që bashkojnë një dozë të AstraZeneca me një dozë tjetër të Sputnik V janë miratuar në Azerbaixhan, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bjellorusi, sipas kompanisë.
Ministria e Shëndetësisë në Rusi theksoi se komisioni etik e ka marrë vendimin për shkak të mungesës së disa dokumenteve dhe informacionit që duhet për të arritur në përfundim mbi efikasitetin dhe sigurinë e bashkimit të vaksinave.
Pasi të ofrohen të dhëna të reja, komisioni dhe ministria e shëndetësisë do t’i vlerësojë dhe do vendosë përsëri për provën. Të dy vaksinat, AstraZeneca dhe Sputnik, kërkojnë 2 doza, një fillestare dhe janë nxitëse. Megjithatë, Sputnik përdor vektorë të ndryshëm viralë për 2 dozat e veta. Në prova, pjesëmarrësit do të merrnin fillimisht vaksinën e AstraZeneca, ndejkur nga një dozë e Sputnik V pas 29 ditësh.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.