Bashkimi i Deutsche Bank me Commerzbank, ende i pasigurtë!
Christian Sewing, shefi ekzekutiv i Deutsche Bank, beson se është një rast tepër i mirë bashkimi me Commerzbank. Marrëveshja nuk është realizuar ende për shkak se krerët e dy bankave i druhen shkurtimeve masive të vendeve të punës dhe disa investitorëve skeptikë nga ky bashkim. Të dyja bankat aktualisht punësojnë 140,000 në mbarë botën. Të paktën tre nga investitorët kryesorë të Deutsche Bank, kanë shprehur rezerva për një bashkim. Mirëpo bordet mbikëqyrëse të dy bankave do të takohen të enjten. Ky bashkim pritet të sjellë përfitime të shumta, duke përfshirë dominimin më të fortë në treg, si dhe shpenzime të reduktuara.
Drejtori ekzekutiv i Deutsche gjithashtu beson se ”një entitet i kombinuar do të përmirësonte koston e financimit, me fondet më të mira ndonjëherë”, – shprehet ai.
Bashkimi i fuqishëm ‘’Verdi’’, i cili është në bordet mbikëqyrëse të të dy bankave, ka shprehur kundërshtime të ashpra ndaj një bashkimi, duke thënë se deri në 30,000 vende pune janë në rrezik.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.