Bashkimi i Renault me Fiat – Franca kërkon 4 garanci. Le Maire: Duhen ruajtur vendet e punës!
Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, tha se Franca duhet të mbrojë vendet e punës dhe interesat e veta, nëse shkrihet Renault me Fiat, pavarësisht se zotërimi i qeverisë te Renault do të ulej në mënyrë automatike. Le Maire tha se qeveria franceze do kërkojë “4 garanci” mbi marrëveshjen Renault/Fiat, përfshirë mbrojtjen e vendeve të punës, sigurimin që Franca të përfaqësohet mirë në bordin e entit të ri, si dhe sigurimin që Renault/Fiat të jetë një lider në zhvillimin e baterive elektrike. Le Maire konfirmoi se marrëveshja mes 2 prodhuesve të makinave do të ulte zotërimin e qeverisë te Renault në 7.5% nga 15%. Le Maire kërkon premtimin e kryetarit të Renault, Jean-Dominique Senard, se nuk do të mbyllet asnjë fabrikë në Francë dhe se interesat franceze do të përfaqësohen si ç’duhet në lidershipin e kompanisë së re.
Katër Garanci. E para: vendet industrial të punës dhe qendrat industriale. I thashë kryetarit të Renault, Jean-Dominique shumë qartë, se ishte garancia e parë që kërkoja prej tij, që prej fillimit të këtyre negociatave me Fiat. Garancia e dytë; kërkoj që kjo marrëveshje të zhvillohet Brenda kuadrës së aleancës mes Renault dhe Nissan, pasi kjo aleancë ka zgjatur prej 20 vite, tha ai.
Bordi i grupit do të drejtohet nga John Elkann i familjes Agnelli, sipas burimeve, ndërsa kryetari i Renault, Jean-Dominique, me shumë mundësi do të bëhet CEO. Nëse miratohet, marrëveshja prej mbi 35 miliardë dollarë do të ndryshojë perspektivën e rivalëve si General Motors dhe Peugeot, pavarësisht se sindikatat në Itali dhe Francë nuk kërkojnë humbje të mëdha të vendeve të punës. Marrëveshja mund të ketë pasoja edhe për aleancën 20-vjeçare të Renault me Nissan, që është dobësuar nga kriza e arrestimit të Carlos Ghosn.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.