Bashkitë, 6.8 mld lekë borxhe – Kush ka detyrimet më të larta dhe kush ka kursyer
61 bashkitë në vend kanë akumuluar një stok detyrimesh të prapambetura për vitin 2018, në vlerën e 6.8 miliardë lekëve.
Por cilat janë bashkitë më borxhlije dhe ato më të kursyera? Referuar raportit vjetor për financat publike vjetore, të publikuar për herë të parë, vihet re se gjatë vitit që lam pas, stokun më të lartë e ka Tirana me rreth 2 miliardë lekë, kjo për shkak të madhësisë dhe investimeve të shumta publike, ndërsa paraqet një trend rënës nga vitit në vit me thuajse 2 miliardë lekë.
Po ashtu, me detyrime të larta regjistrohen edhe bashkitë Pogradec me rreth 417 milion lekë në 2018-ën, Bashka Kavajë me rreth 400 milionë lekë, Vlorë me rreth 381 milionë lekë si dhe bashkia Lezhë me 335 milionë lekë. Ndërsa njësitë vendore që kanë më pak borxhe, janë Bashkia Këlcyrë me vetëm 386 mijë lekë, Maliq me 2.4 milionë lekë, Has dhe Fushë-Arrës me 7.6 milionë lekë, Bashkia Korçë me 9 milionë lekë dhe më pas renditen Vau i Dejës me 11.1 milionë lekë, Bashkia Berat me 11.5 milionë lekë.
Sipas raportit, njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë ulur stokun e detyrimeve të prapambetura me rreth 2.4 miliardë lekë krahasuar me vitin 2017.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.