BE dhe Britania bien dakord mbi draft-marrëveshjen për lidhjet pas Brexit
Komisioneri Evropian dhe negociatorët e Brexit të Britanisë kanë rënë dakord mbi një projekt-draft të një deklarate politike mbi lidhjet pas Brexit, konfirmoi presidenti i KE Donald Tusk në Twitter.
“Unë sapo dërgova në BE27 një draft Deklaratë Politike mbi Marrëdhëniet e së Ardhmes midis BE dhe Mbretërisë së Bashkuar. Presidenti i Komisionit më ka informuar se është pajtuar në nivelin e negociatorëve dhe është rënë dakord në parim në nivel politik, në varësi të miratimit të Udhëheqësve”, shkruan Tusk.
Drafti i deklaratës do të përcillet te të dërguarit kombëtar nga 27 shtetet anëtare të enjten. Të dielën, ata do të votojnë nëse e miratojnë atë apo jo.
Teksti u diskutua të mërkurën nga kryeministrja britanike Theresa May dhe presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.