BE dhuron 20 mijë teste për Shqipërinë në luftën ndaj COVID-19
Bashkimi Europian ka dhuruar 20 mijë teste për Shqipërinë në luftën kundër koronavirusit. Ambasadori i BE-së në Tiranë shkruan se sa më të besueshme të jenë testet, aq më efektive është lufta kundër COVID-it!
“Donacioni i BE për materiale kontrolli për COVID-19 është gjatë rrugës. 20 mijë teste do t’i vihen në dispozicion të Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë. Sa më të besueshme janë testet, aq më efektive është lufta! BE qëndron pranë Shqipërisë”, shkruan Soreca.
Nga 50 milionë eurot që Bashkimi Europian i akordoi Shqipërisë për përballimin e situatës nga Covid-19, 4 milionë janë për pajisjet mjekësore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.