BE do të konsiderojë marrëveshje me Merck – Pritet të blejë pilulat anti-Covid pasi kompania të kërkojë miratim
Bashkimi Europian mund të konsiderojë nënshkrimin e një marrëveshjeje me kompaninë amerikane Merck për pilulën e Covid-19, pasi kompania të nisë procesin e kërkimit të një miratimi për ilaçin në bllok, sipas zyrtarëve të rajonit. Trajtimi oral antivural, molnupiravir, është zhvilluar me Ridgeback Therapeutics.
Nëse miratohet nga rregulltarët, do të bëhet ilaçi i parë i Covid-19 që administohet nga goja dhe i pari trajtim për pacientët e sëmurë lehtë, ndërkohë që ilaçet ekzistuese përdoren kryesisht për të sëmurët në gjëndje të rëndë. BE mund të konsiderojë një blerje të përbashkët të molnupiravir, nëse Merck angazhohet me Agjencinë Europiane të Barnave, sipas zyrtarëve europian për Reuters. Në nisje të javës, Merck aplikoi për autorizim për përdorim emergjent në SHBA, vend që ka blerë 1.7 milionë kurse të trajtimit me molnupiravir, me 700 dollarë secila.
Përgjatë pandemisë, BE ka nënshkruar marrëveshje në avancë të blerjes për vaksina dhe barna eksperimental, përpara aplikimi tek EMA, por zyrtarët thonë se kjo qasje ka ndryshuar tashmë, pasi rajoni ndodhet nën jë fazë të re të krizës. Me rreth 75% të popullsisë së rritur që është vaksinuar, BE po nënshkron marrëveshje vetëm nëse barnat kanë nisur të paktën rishikimin tek EMA.
Javën e kaluar, Agjencia theksoi se do konsiderojë në ditët e ardhshme nëse do nisë një rishikim për molnupiravir, ndërsa burime të tjera thonë se po pret të dhëna nga Merck së shpejti.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.