BE ‘frikëson’ Italinë – Qeveria pritet të reduktojë deficitin buxhetor në 2%
Koalicioni qeverisës i Italisë po diskuton zvogëlimin e objektivit të deficitit buxhetor të vitit të ardhshëm në 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për të shmangur një masë disiplinore nga Brukseli, tha një burim qeveritar të hënën.
Objektivi aktual në projekt buxhet është tani 2.4 për qind e PBB-së, shumë më i lartë se 0.8 për qind i caktuar nga qeveria e mëparshme, duke bërë që partnerët europianë të ‘kërcënojnë’ me gjoba Romën.
Sipas Reuters, kjo pritet të diskutohet në mbrëmjen e së hënës në një takim të qeverisë italiane. Një ditë më parë, zëvendëskryeministri italian, Matteo Salvini, la të nënkuptohej mundësinë e reduktimin të objektivit të deficitit, duke thënë se ‘askush nuk është i mbërthyer ndaj objektivit aktual’.
Më herët, Komisioni Europian deklaroi se buxheti, që pritet të rrisë deficitin në 2.4% të PBB-së, përbën një çështje serioze të mospërputhjes me rekomandimet.
G.D/SCAN
Nis “beteja” me Italinë – Rrezikon gjobë. BE ndërmerr procedurat e disiplinës
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.