BE i kërkon Kosovës që të revokojë taksën e importit për Serbinë dhe Bosnjën!
Bashkimi Europian i bëri thirrje Kosovës që të revokojë vendimin për të vendosur një taksë të importit për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja, një masë që me shumë gjasa do thellojë edhe më shumë marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit.
Kosova njoftoi se po vendoste një taksë importi 10 për qind për të gjitha mallrat e prodhuara në Serbi dhe Bosnjë, por jo në markat ndërkombëtare. Kryeministri Ramush Haradinaj tha se kjo masë kishte për qëllim “mbrojtjen e mallrave të vendit”. Bosnja, Kosova dhe Serbia së bashku me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Moldavinë janë pjesë e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore (CEFTA), e krijuar për të ndihmuar shtetet ish-komuniste të harmonizojnë sistemet e tyre ekonomike dhe ligjore me kërkesat e Bashkimit Europian.
“Europa po kërkon sqarime të menjëhershme rreth vendimit të papritur të qeverisë së Kosovës. Këto masa janë një shkelje e qartë e detyrimeve të Kosovës në kuadrin e CEFTA. Ky vendim dëmton bashkëpunimin rajonal.”- tha Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes të politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini, sipas Reuters.
Vendet e Ballkanit kanë përdorur barriera tregtare në të kaluarën mbi mosmarrëveshjet politike dhe Bosnja dhe Serbia kanë ndalur të gjitha importet nga Kosova që kur u shpall pavarësia në vitin 2008. Kjo ndalim u hoq në vitin 2011 kur qeveria në Prishtinë paraqiti masa hakmarrëse kundër dy vendeve që ende refuzojnë të njohin Kosovën si një shtet të pavarur. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se bisedimet me homologun e tij të Kosovës Hashim Thaçi dhe zyrtarët e BE në Bruksel, të cilat synonin normalizimin e lidhjeve, do të ishin shumë të vështira.
BE ka vënë kusht që Serbia dhe Kosova të normalizojnë marrëdhëniet e tyre të cilat përbëjnë një pjesë themeltare për përparimin drejt anëtarësimit në BE. Të dy vendet ranë dakord në vitin 2013 për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura, por kanë bërë pak përparim që atëherë.
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.