BE: Katalonja rrezikon shkëputjen nga blloku dhe nga monedha euro
Spanja deklaroi se referendumi i shkëputjes së Katalonjës është plotësisht i paligjshëm dhe i pavlefshënëm dhe do të bëjë të pamundur për të ruajtur unitetin e vendit. Por, ja se çfarë mund të ndodhë pas kësaj:
Deklarimi i pavarësisë
Presidenti rajonal katalan Karles Puigdemont tha se do të mbajë premtimin e tij për shpalljen e pavarësisë në mënyrë të njëanshme në referendumin e diskutueshëm të së dielës. Kreu i pro-pavarësisë tha se sipas një ligji katalanas, një fitore me më shumë se 50 për qind të votave “Po” nxit një shpallje të pavarësisë brenda 48 orëve të votimit, pavarësisht faktit se votimi është mbajtur në rrethana jashtëzakonisht të pasigurta dhe se pjesëmarrja është me pak se gjysma e elektoratit. Deklarata e pavarësisë mund të ndodhë të mërkurën ose të enjten.
A do të njihet Katalonia si një vend i pavarur?
Deri më tani asnjë vend apo organizëm ndërkombëtar nuk ka shprehur ndonjë mbështetje për pavarësinë e Katalonjës, kështu që çdo deklaratë pavarësie mund të refuzohet, të paktën në fillim. Bashkimi Evropian i cili mbështet fuqimisht kryeministrin spanjoll Mariano Rajoy mund të dëbojë Katalonjën nga blloku dhe nga monedha e përbashkët, euro.
Ekonomikisht është e pamundur të parashikohet nëse mund të mbijetojë. Katalonja ka një prodhim të brendshëm bruto vjetor prej rreth 215 miliard euro (257 miliardë dollarë), më i madhi nga rajonet spanjolle. Por, shumë nga mallrat e saj vijnë nga shteti spanjoll.
Ndryshimet e menjëhershme
Heqja e flamujve spanjollë nga ndërtesat zyrtare është ndryshimi i parë që do të ndodhë. Katalonja nuk ka forca sigurie të mjaftueshmepër të vendosur në pika kufitare apo në fusha të tilla kyçe si në porte, aeroporte, etj. Spanja kohët e fundit mori pothuajse kontrollin e plotë të Katalonjës.
Opsione të Spanjës
Spanja ka dy opsione kryesore dhe të dyja do të ishin të dhimbshme. Neni 155 i Kushtetutës i lejon qeverisë që të pezullojë tërësisht ose pjesërisht çdo vetëqeverisje të rajonit nëse nuk i bindet detyrimeve kushtetuese ose sulmon interesat e përgjithshme të Spanjës. Së pari do të paralajmërohej Katalonia dhe nëse nuk do të korrigjohej, masat e vendosura do të vendoseshin në Senat për miratim, një çështje e thjeshtë për Rajoyin, pasi partia e tij ka shumicën.
Masat e mundshme mund të përfshijnë vendosjen e policisë së rajonit nën kontrollin spanjoll. Nëse është e nevojshme, policia spanjolle mund të zbatojë masat.
Alternativa tjetër, më ekstreme, do të ishte deklarimi i një gjendjeje rrethimi, nëse sovraniteti i Spanjës do të konsiderohet nën sulm, që mund të përbëjë një deklaratë e pavarësisë dhe kjo mund të lejojë pezullimin e të drejtave civile dhe vendosjen e ligjit ushtarak. Por, asNjë opsion nuk munD të zgjidhet brenda natës.
Një kompromis
Të dyja palët thonë se janë të hapura për dialog, por të dyja vendosin kushte të papranueshme për tjetrin. Katalonja kërkon ndërhyrjen e BE-së, që duket paksa e pamundur dhe poashtu bën thirrje për ndërmjetësim ndërkombëtar, për të cilin me shumë mundësi Spanja nuk do të bjerë dakord.
Genta Dobra/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.